LAJMI I FUNDIT:

Rama me një video nga projektet bujqësore: Shqipëria sot prodhon më shumë

Rama me një video nga projektet bujqësore: Shqipëria sot prodhon më shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon t’i publikojë projektet e bëra nga qeverisja e tij.

Mëngjesin e sotëm, Rama e nisi duke publikuar 517 projekte të agro-sipërmarrjejes, që financiarisht janë mbështetur nga shteti derisa thuhet edhe se sipas të dhënave krahasuar me të kaluarën sot Shqipëria bujqësore ka hyrë në rrugën pa kthim të rilindjes dhe se prodhon më shumë për vendin, shet me shumë jashtë dhe fiton më shumë për familjet e palodhura fermerë.


Në videon e publikuar është shkruar edhe se shteti ka mbështetur financiarisht drejtpërdrejtë 52.710 fermerë.

Gjatë qeverisjes së tij, Rama thotë se pothuajse është dyfishuar sipërfaqja e serave, ku ka vazhduar të numëroj edhe 750 projekte për kanale vaditëse. Po ashtu në videon ku janë publikuar puna e fermerëve, thuhet edhe se janë punuar 4000 hektarë tokë.

Më poshtë sjellim videon që publikoi Rama e përmes së cilës tregon për projektet e agro-sipërmarrjes.

“Ka një të dhënë që i thotë të gjitha. Raporti eksport-import ishte 1 eksport/6.4 import, sot është përgjysmuar 1 me 3 sese pas çerekshekulli në qorrsokak, sot Shqipëria bujqësore ka hyrë në rrugën pa kthim të rilindjes. Prodhon më shumë për vendin, shet më shumë jashtë, fiton më shumë për familjet e palodhura fermerë”, thuhet në videon e publikuar.