LAJMI I FUNDIT:

Rama nis ditën në Vlorë, aksi Bunavi – Kërkovë kalon në fazën e dytë të ndërtimit

Rama nis ditën në Vlorë, aksi Bunavi – Kërkovë kalon në fazën e dytë të ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë lajmin e mirë se aksi strategjik Bunavi – Kërkovë ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, një projekt që pritet të sjellë një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Qendër dhe Llakatund në Vlorë.

Ky investim do të ofrojë mundësi të mëdha për rritjen e potencialeve ekonomike dhe infrastrukturore të rajonit, duke kontribuar gjithashtu në forcimin e sigurisë dhe emergjencave civile.

Aksi do të shërbejë si një rrugë kyçe për Bazën Ushtarake të Bunavisë, një strukturë që do të mbajë gjithashtu forcat e emergjencave.


Kryeministri Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, duke i uruar qytetarëve një ditë të mbarë me energjinë pozitive të njerëzve të kësaj zone.

“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër investim çlirues për potencialet e Vlorës, aksin Bunavi – Kërkovë, i cili ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Qendër dhe Llakatund, e njëkohësisht për t’i shërbyer Bazës Ushtarake të Bunavisë, që do të ketë edhe forcat e emergjencave civile, duke ju dhënë kënaqësinë ta nisni ditën me energjinë e njerëzve të paepur të kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Lajme
Kalo në kategori