LAJMI I FUNDIT:

Rama në podcastin ‘Flasim’: Shqipëria është një bekim

Rama në podcastin ‘Flasim’: Shqipëria është një bekim

Fokusi i podcastit “Flasim” ishte Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.

Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, Roberts tregon se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar.

Ndërsa tregon se pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shqipëri, Roberts tha se është pikërisht jeta në komunitet dhe lidhja me familjen, që siç shprehet ai, nuk e gjen më tani në qytezën industriale ku u rrit pranë Mançesterit në Britani.


Ndërsa i bën thirrje çdo shqiptari që ta mendojë mirë largimin nga Shqipëria, Roberts shprehet se

Turizmi dhe siguria janë për të disa nga pikat më të forta që ofron Shqipëria, e cila sipas tij, “po zhvillohet shumë”.

“Unë shoh mundësi. Turizmi është një prej tyre. Industria e turizmit, për shembull, në Britaninë e Madhe është marrosur nga Shqipëria. Nga raportet që lexon po rriten më shumë fluturimet”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha: “Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki. Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori