LAJMI I FUNDIT:

Rama: Legalizim falas në çdo cep të Shqipërisë

Rama: Legalizim falas në çdo cep të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me komunitetin e Kënetës së Durrësit, ku ai tha se, qeveria do të garantojë legalizim falas në çdo cep të Shqipërisë.

Kryeministri theksoi se, do t`i jepet certifikata e pronësisë çdo qytetari.

“Jemi sot këtu për të çuar përpara realizimin konkret të një zotimi madhor të fushatës sonë për rilindjen e vendit dhe jo vetëm fushatë së PS-së por edhe të fushatës së LSI-së për të shkuar më shpejt drejt një Shqipërie normale, drejt një Shqipërie europiane. Dhe si Aleancë të Shqipërisë Europiane ne sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të mbyllur legalizimet si një plagë e madhe e thelluar dhe e infektuar në vite falas ta bëjmë realitet duke filluar në çdo zonë të Shqipërisë për dhënien e dokumenteve të pronësisë për të gjithë ata që kanë aplikuar vite më parë”, tha Rama.


Rama tha se një pjesë e qytetarëve kanë paguar disa herë për të marrë një titull pronësi, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai tha se, qeveria e PS-LSI-së, sot do të japë tituj pronësie, e jo Shaban-tapi. Kryeministri tha më tej se, është bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur që ALUIZNI të shkojë te qytetarët dhe të jetë shërbëtori i tyre për të përballuar dokumentacionin.

“Mos harrojmë se janë 160 mijë aplikime të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asgjë dhe askush nuk i ka vajtuar t`u trokasë në derë qytetarëve. Dhe janë dhjetëra mijëra në to për të cilat familjet kanë paguar tre herë pa llogaritur ato që kanë paguar për xhepat e atyre që shfaqeshin në dyert tuaja sa herë afrohej një fushatë elektorale dhe madje shkuan deri aty sa t`ju jepnin edhe letra false. Ne sot kemi ardhur t`ju japim dokumente pronësie, tituj pronësie”, shtoi Rama.

Më tej Rama tha se do të behet legalizimi fala për të gjithë familjet, sepse të gjitha ata që kanë ndërtuar një shtëpi duhet të ketë një pronar. Kryeministri shtoi se, kur shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar ajo nuk është më vetëm një strehë, por një kapital dhe garanci për marrje kredie.

“Nga ana tjetër falas do të behet legalizimi edhe për të gjithë familjet pa përjashtim sepse ne duhet t`i japim fund këtij procesi duke i krijuar mundësinë çdo familje që ka ndërtuar një shtëpi të bëhet pronar. Ne e bëjmë këtë edhe për ekonominë familjare të gjithë secilit por edhe për ekonominë kombëtare. Sepse këto familje që janë me dhjetëra mijëra kanë investuar gjithçka që kanë pasur dhe gjithë paratë që kanë mundur të kursejnë i kanë nëpër mure dhe në çati. Në momentin kur sot shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar ajo nuk është më vetëm një strehë por një kapital që mund ta qarkullosh”, shtoi Rama.

Më tej kryeministri ka sqaruar se si do të veprohet me legalizimet për banesat që janë ndërtuar në prona publike apo të ish-pronarëve. “Askush nuk do të paguaj më për penalitete vonesash. Kush ka ndërtuar në tokën e vet nuk do paguaj asnjë gjë, kush ka ndërtuar në pronën e shtetit apo pronarit të vjetër ka një procedurë tjetër. Kemi një grup njerëzish që kërkojnë legalizim dhe një grup njerëzish që kërkojnë kthim pronash.

Në qoftë se je në tokën e shtetit së pari kush paguan vlerën që është më e ulëta për 300 metra katrorë, dhe mbi 300 metra toka kalon në vlerën e tregut. Kush paguan menjëherë ka 20 % ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush nuk paguan menjëherë e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguaj pas një viti por nuk përfiton nga ulja 20% por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje e merr legalizimin por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet por kufizimin e merr ai që e blen”, sqaroi Rama. /shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori