LAJMI I FUNDIT:

​Rama kërkon mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë: Presioni i tepërt mund të jetë i dëmshëm

​Rama kërkon mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë: Presioni i tepërt mund të jetë i dëmshëm

Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje gjatë dekadave, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u lut për mirëkuptim për pozicionin e Beogradit në lidhje me Rusinë.

Në një intervistë për Politico, Rama tha se “duhet të kuptoni se Serbia është në pozitë ndryshe nga vendet e tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”.

Ai tha se besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër presionit që po bëhet ndaj Beogradit për të bërë gjithçka shumë shpejtë, duke shtuar se Serbia është shumë e varur nga Moska për furnizimet me energji.


“Të kërkosh që të shkojnë atje, tani, dhe në të gjithë gamën, është praktikisht e pamundur…Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” tha ai.

Integrimi në BE, Rama: Nuk ka hapje të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pengesë vetoja e Bullgarisë
Lexo po ashtu Integrimi në BE, Rama: Nuk ka hapje të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pengesë vetoja e Bullgarisë

Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” tha ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë ose mund të dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të keq për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, tha Rama.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë bashkë me Bjellorusinë që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë. /Politico/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori