Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorët shqiptarë përfaqësues të diplomacisë jashtë shtetit, ku shprehu kritika ndaj rolit të ambasadorëve lidhur mungesën e angazhimit të tyre në diplomacinë ekonomike.
Rama paralajmëroi largimin e Ditmir Bushatit nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme në mandatin e dytë qeverisës.
Rama theksoi se e kishte të vështirë të kujtonte të kishte ardhur një sipërmarrës ekonomikë në zyrën e tij që ta kish adresuar ambasadorët.
“Si ka mundësi që keni qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë për të gjetur mekanizmat e duhura, hartuar formulat? Na njohin pak, s’na njohin fare, ose më keq akoma na njohin keq. Nuk di ta justifikoj këtë boshllëk. Nuk di të pajtohem me mungesën e interesit ose qoftë të kuriozitetit të dërguarve tanë nëpër botë… Nuk di ta kapërdij dot mungesën e ideve, propozimeve apo shqetësimeve prej vetë jush në adresën tonë”, tha Rama, që sakaq e shtoi akoma më shumë ironinë: “Ende kemi diplomatë delenxhi e parazitë për të cilët ju bëj thirrje të ngrini zërin në komunikimet tuaja me lidershipin politik të Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë ende gjendet ndonjë timonier allçak”.
Rama foli për një raport tremujor që do të pasqyrojë në mënyrë të detajuar aktivitetin e secilit ambasador në diplomacinë ekonomike. Në varësi të kësaj, Rama tha se do të bëhet më pas vlerësimi për ambasadorët apo dhe largimi i tyre.
“Diplomacia ekonomike të jetë shtylla qendrore e aktivitetit të përditshëm e jo çadra e aktiviteteve që nuk sjell asgjë. Do të kërkoj e pres çdo tre muaj pasqyrë të detajuar të personalizuar për secilën përfaqësi që ka bërë përpjekjet në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve ekonomike tregtare dhe sa janë reflektuar në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare”, tha kryeministri Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?