Rama i LVV-së: Mjekë të LDK-së e PDK-së po shpërndajnë vërtetime për votime me asistencë

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka akuzuar mjekë të lidhur me subjektet politike se po përfshihen në parregullsi zgjedhore përmes shpërndarjes së vërtetimeve mjekësore të dyshimta.
Në një deklaratë publike, Rama tha se “kur mjekët e LDK-së në Prishtinë dhe të PDK-së në Kaçanik e marrin rolin e noterit e shpërndajnë vërtetime mjekësore për të autorizuar votime me asistencë, ose përndryshe blerje e votës me letra".
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale po mbahet në 18 komuna. Procesi i votimit ka nisur në ora 07:00 dhe do të jetë deri në ora 19:00./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































