Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon të ndajë detaje të tjera nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.
Rama së fundmi në një postim në Facebook, bëri të ditur se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i solli dokumentin final për zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë.
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































