LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dekreti i presidentit për anullimin e zgjedhjeve ishte një marrëzi

Rama: Dekreti i presidentit për anullimin e zgjedhjeve ishte një marrëzi

Në një ditë të ngjeshur me takime elektorale, nga Roskoveci, Kryeministri Edi Rama tregoi se çfarë do të ndodh sipas tij me opozitën në 1 korrik.

“Deri në 30 qershor mund të zgjohesh me ëndrrën rama ik, në 1 korrik, do te fillojë Luli ik. Dhe do e fillojnë ata, kështu që në një farë mënyre kjo është një lindje e vështirë nga pikëpamja e zgjedhjeve por është edhe vigjilja e një rilindje për vetë opozitën dhe partinë demokratike”, tha Edi Rama.


Ndërsa në Mallakastër, gjatë kohës që kreu i qeverisë mbante fjalën e tij, pak metra më larg, mbështetësit e opozitës protestuan.

“Ata cingiët që janë atje matanë do ta bëjnë 97, ata të shkretët i kanë mbledhur aty, dhe atyre duhet ti ndihmojmë, t’ju themi të bëjnë kujdes se ata që ju kanë nxjerrë aty kanë hall tjetër, që nuk është halli juaj”-tha kryeministri Rama.

Në takimin elektoral në Patos, Rama pati edhe një mesazh për kryebashkiakët demokrat të cilët i drejtuan letra KQZ për të liruar qendrat e votimit.

“Mos shikoni hallin e këtyre të katërtve por shikoni ligjin, mos ju referoni Lulit e Monikes, e as kapsollave të Ilir Metës. Ata kanë një hall të madh që nuk është halli juaj. Nuk ishte PS që ju nxorri nga gara, ishin ata. Mos ju përgjuni , ata duhet të përgjigjen para jush, se pse e katandisen PD në një karroc që humbet shpejtësi dhe hap pas hapi bie rrugëve”-tha Rama.

Dekretin e presidentiti për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Rama e cilësoi një marrëzi.

“Ju e keni dëgjuar që sidomos Ilir Meta i fryn vazhdimisht përplasjes së popullit, 97, është shumë i shqetësuar deri sa në mes të fushatës bëri një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmë e tij. Nëse Ilir Meta është i shqetësuar, ti thote Monikës të qetësohet, ti thotë edhe Berishës ti thotë Lulit të qetësohet dhe nuk del njeri më në rrugë. Në 30 qershor ne do të bëjmë zgjedhje”- tha Kryeministri Edi Rama. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori