Duke marrë fjalën në Parlament, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe në veçanti atyre të eksponentit kryesor të saj, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar parardhësin e tij se po pengon ligjin e Vetting-ut sepse ka frikë prej tij.
“Ti Sali nuk thua asnjë fjalë për integrimin dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që e lufton me shpirt ndër dhëmbë me të gjitha mënyrat e tua dhe edhe sot që flasim bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Rama.
Ai ka ironizuar edhe referimin që Berisha i ka bërë qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sa i takon kësaj çështjeje.
“Ti na citon Lulzim Bashën, a thua se ne këtu kemi respekt për administratorin që ke caktuar në SHPK-në tënde. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se mazhoranca e ka përjashtuar atë nga ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Sipas Ramës, ka qenë pikërisht Berisha që gjatë qeverisjes së tij e la në harresë këtë çështje për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Partisë Komuniste.
“Përveç viteve që ke qenë kryeministër, në këtë foltore je betuar se do ndërtoje monumente, institute e gjithëçfarë që të mos e lejoje memorien e diktaturës të fshihej. Çfarë bëre? Një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu. Asgjë nuk le ti pas si shenjë serioziteti dhe s’e kuptoj se si të besuan ata (të përndjekurit) ty, që ishe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, ka vijuar ai, qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hapjen e dosjeve dhe “nuk e ka bërë ligjin vetëm për të marrë votën”. Gjithashtu, “ajo që po bëjmë ne do të jetë ndër muzetë më të vizituar të Europës për të marrë vesh se çfarë ka qenë diktatura këtu”, ka shtuar Rama.
Ai e ka ftuar Berishën që në fundjavë të jetë i pranishëm në përurimin e Bunkerit, që do të tregojë pikërisht plagët e diktaturës.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe debatin e krijuar lidhur me automjetet “Toyota” të ardhura nga Japonia. “S’kemi blerë asnjë makinë, kanë qenë dhuratë e qeverisë japoneze që promovon makinat e veta”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare