LAJMI I FUNDIT:

Mbi 600 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës

Mbi 600 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se qindra turistë amerikanë kanë mbërritur të hënën në Portin e Durrësit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka shkruar se 636 turistë arritën me kroçierën “Sirena” për të vizituar Shqipërinë.


“636 turistë amerikanë kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit me kroçierën “Sirena” për të vizituar vendin tonë”, ka shkruar Rama.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistika (INSTAT), të publikuar më 25 maj, turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje.

“Gjatë muajve janar-prill, Shqipërinë e vizituan rreth 1.7 milion të huaj, që krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë është 57 për qind më shumë”, u tha në raport.

Nga kompanitë turistike thanë se ka fluks turistësh dhe ka rezervime për muajt e verës. Por, ajo që i mundon është përballimi i kësaj situate, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Feriolt Ozuni, ekspert i turizmit dhe njëherësh drejtues i një agjenci turistike, tha se gjetja e stafit të kualifikuar apo gjysmë të kualifikuar paraqet sfidë të madhe.

“Industria e turizmit ka nevojë për të paktën 35 për qind më shumë staf, pasi kjo lloj industrie jep garanci për një periudhë sezonale. Jemi të detyruar të marrim staf të papërgatitur, që gjë cenon cilësinë e shërbimeve, por nuk kemi zgjidhje tjetër për disa shërbime. Pra, siç thuhet në gjuhën popullore, po bëjmë arnime, po mundohemi të mbushim boshllëqet me lloj-lloj mënyrash”, tha Ozuni.

Ndërsa Njësia Policore Detare, është struktura më e re e sapokrijuar në interes të rritjes së sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat bregdetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori