LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Vuçiq mendon se duhet të hiqen barrikadat

Rakiq: Vuçiq mendon se duhet të hiqen barrikadat

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presidenti serb mendon se duhet të hiqen barrikadat në veri të Kosovës.

“Sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq. Tani do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit, Nedelkoviqit dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që siguria e Kosovës që FSK nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, tha Rakiq, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq ka thënë se “presidenti Vuçiq mendon se është mirë që të hiqen barrikadat, por serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare, por vetëm Vuçiqit”.

“Ftoj presidentin të vijë në bisedimet në Rashkë dhe të dëgjojë njerëzit nga barrikada, sepse ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”, tha Rakiq dhe shtoi se kërkesat do t’i paraqesë sonte.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, tha Petkoviq.

Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori