Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, kryetari i Komunës, Goran Rakiq, ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim pasi nuk do të ketë hapa të njëanshëm lidhur me murin ne veri, i cili sipas tij do të jetë 120 cm i lartë dhe do të shtyhet për dy metra në zonën e këmbësorëve.
Rakiq, duke folur para kuvendarëve ka thënë se nuk do të vijë në veri Njësia speciale ROSU për rrënimin e këtij muri”, raporton Telegrafi.
“Dua t’ju njoftoj se para disa ditësh kemi pasur një takim në Rashkë me Vuçiqin dhe me përfaqësues serb. E njoftuam kryeministrin se si qytetarët serbë gjenden një situatë të vështirë. Arseja e kësaj janë fjalët nxitëse nga politikanët e Prishtinës”, ka thënë Rakiq.
Ai po ashtu tha se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ta që të rrinë të qetë.
“Komuna jonë ka qëndruar qetë dhe nuk ka rënë në provokim të fjalëve nxitëse që kanë ardh nga Prishtina”, theksoi tutje Rakiq.
Ai duke iu referuar marrëveshjen e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Qeverinë e Kosovës për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, tha se “çdo gjë për të cilën janë marrë vesh e kanë vënë në letër, raporton Telegrafi.
“Çdo gjë e kemi vënë në letër në bashkëpunim me ministrin Shala. Ka nënshkrime në marrëveshje edhe të Isa Mustafës, Apostolvës, amabasadorit amerikan dhe zëvendësministrit Stojanoviq”, tha Rakiq.
Kuvendarëve iu është prezentuar maketa se si do të duket ura dhe “muri” në bazë të projektit, sipas të cilit muri do të jetë i lartë 120 cm.
“Ky mur do të shtyhet në zonën e këmbësorëve për dy metra me qëllimin të që të pengohen automjetet, me përjashtim të autoambulancave, zjarrfikësve dhe makinave të policisë”, tha Rakiq.
Rakiq tha se marrëveshja është kjo “brenda ditës, nëse arrij t’i kryejmë punët formale në Kuvend, do ta rrethojmë këtë zonë. Ky mur (quajeni si të doni) do të largohet nga pozita momentale në të cilën është dhe do të tërhiqet dy metra brenda zonës së këmbësorëve”.
Ai tha se nëse nesër fillojmë punën rreth kësaj zone “menjëherë do të fillojmë me projektin e ri me të cilën jemi marr vesh”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve se nuk ka nevojë për panik dhe frikë ngase nuk do të ketë hapa të njëanshëm.
Asamblisti nga radhët e PDK-së, Emir Azemi, tha se duke marr parasysh se kjo pikë e rendit të ditës është shumë me rëndësi, faktori ndërkombëtar, Prishtina dhe BE kanë dhënë çdo gjë që të ruhet paqja.
“Jemi njoftuar me shume vonesë sa i përket pikave të rendit të ditës. Përfaqësuesit shqiptarë kanë qenë të qetë dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë nxitëse por kane prit marrëveshjen. Qytetarët e Mitrovicës të të gjitha nacionaliteteve nuk e kanë merituar këtë tension politik dhe mediatik”, ka thënë Azemi.
Ai gjithashtu tha se duke e marr parasysh prezantimin e kësaj shëtitore nga Rakiq do ta diskutojmë këtë çështje për të marr një vendim.
“Kryetari nuk ka nevojë të shqetësohet për fjalimin e tij”, tha Azemi.
Seanca po mbahet në ambientet e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame