LAJMI I FUNDIT:

Raka: Sezoni turistik është shqetësues, kufijtë s’duhet të hapen me secilin vend

Raka: Sezoni turistik është shqetësues, kufijtë s’duhet të hapen me secilin vend

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se në Kosovë, derisa po ndodhemi në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë, është e pritshme një rritje e rasteve me COVID- 19.

“Lirimi i masave siç edhe ka qenë e planifikuar, ka filluar me 1 qershor dhe ishte e pritshme që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Kjo ka ndodhur”, ka thënë Raka në Info Magazine në Klan Kosova.


“Virusi është ne mesin tonë dhe duhet të kemi kujdes, ndërsa masat që duhet të merren varet prej qasjes të MSH-së dhe IKSHPK-së. Te numri i rasteve të reja, një faktor i rëndësishëm është struktura e rasteve ( a janë raste kontakte familjare) dhe fakti tjetër se a kanë nevojë për hospitalizim”, tha ai.

Raka ka thënë që kufijtë nuk duhet të hapen menjëherë pa u bërë sipas tij, një situatë epidemiologjike.

“Masat izoluese janë rikthyer, pasi ka pasë rritje drastike të rasteve dhe tek tash Maqedonia e Veriut është në pikun e saj. Në Mal të Zi, gati një muaj është bërë që kur është mbyllur zyrtarisht pandemia”, tha Rak.

“Sezoni turistik është shqetësim, nëse mendojnë me pasë fluks. Shqipëria ka thënë që duhet ta parandalojnë fluksin. Nëse shkojnë me mijëra njerëz në vikend, përbën rrezik. Ata e kanë menduar gradualisht hapjen e plazheve dhe aty duhet të ketë kujdes”, tha mikrobiologu Raka.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori