LAJMI I FUNDIT:

Raiola mbanë premtimin dhe i ofron Realit lojtarin e tij, por Zidane nuk bindet nga ai

Raiola mbanë premtimin dhe i ofron Realit lojtarin e tij, por Zidane nuk bindet nga ai

Mino Raiola kishte deklaruar se do t’ia dërgonte një yll Real Madridit në verë.

Agjenti i famshëm e ka mbajtur premtimin, por te Reali nuk janë bindur nga ajo çka ka ofruar Raiola.

Fjala është për sulmuesin italian Moise Kean që aktualisht aktivizohet te Evertoni dhe ka dështuar të përshtatet me futbollin anglez.


Talenti italian i ka kërkuar Raiolas ta largojë nga Goodison Park dhe agjenti ka pasur disa biseda me Realin.

Mino Raiola. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Everton është në kërkim të James Rodriguez, ndërsa Raiola është mundur që në marrëveshje ta përfshijë sulmuesin Moise Kean.

Don Balon ka raportuar se Real Madrid do ta heq qafe serbin Luka Jovic dhe Raiola i ka propozuar Kean si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemas.

Megjithatë trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane nuk është i bindur nga aftësitë e italianit dhe nuk ka pranuar transferimin e tij.

Kean tani pritet që të rikthehet në Serie A pas aventurës së dëshpëruar në Ligën Premier, ku interesim ka shfaqur Roma.

Moise Kean. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Në anën tjetër Raiola mund të vazhdoj bashkëpunimin me Realin pasi ka shumë lojtarë cilësorë nën menaxhim që pëlqehen nga Los Blancos.

Erling Haaland, Paul Pogba dhe Matthijs De Ligt janë tre emrat më të kërkuar nga Real Madridi që menaxhohen nga Raiola dhe njëri nga ta mund të përfundojë këtë verë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori