Edhe pse Rahoveci njihet si vend i rrushit Rahoveci, viteve të fundit ka filluar ta ndërrojë ketë epitet. Pavarësisht se kultivuesit më të mëdhenj janë vreshtarët por tash, fermerët e kësaj ane kanë filluar të kultivojnë edhe shumë kulturë tjera bujqësore. Një kulturë që po kultivohet me të madhe në disa sipërfaqe është edhe qepa.
Nysret Shala, këshilltarë komunal për bujqësi në Komunën e Rahovecit, thotë se në këtë vend kultivohen gati të gjitha kulturat bujqësore, e në veçanti hardhia e rrushit dhe perimet. Sipas statistikave, ai thotë se është rritur dukshëm numri i fermerëve të cilët kultivojnë edhe perimet e ndryshme përveç rrushit. “Numri i atyre që merren me kultivimin e qepës dhe patates arrin në rreth 500 fermer, ndërkaq sipërfaqet e mbjella me qepë këtë vit kanë qenë rreth 147 hektarë, ndërsa me patate rreth 170 hektarë”, ka treguar ai.
Këshilltari komunalë për bujqësi, Nysret Shala thekson se kushtet klimatike në këtë pjesë kanë ndikuar në rritjen kultivimit të perimeve dhe kulturave të ndryshme bujqësore, ku edhe rendimentet e tyre thotë se janë të kënaqshme. “Arsyeja e kultivimit të këtyre perimeve nuk është vetëm ana ekonomike, por edhe kushtet e terrenit që mundësojnë dhe japin rendimente të mira”, thotë Shala.
E, Veton Mustafa nga Rahoveci, i cili merret me kultivimin e rrushit tash e disa vite,tregon se është i kënaqur me punën të cilën e benë. Sipas tij, as me treg nuk kanë probleme pasi kanë fituar besimin konsumatorëve. “Jam fermer prej shumë vitesh dhe e njoh mirë lëmin e bujqësisë, prej momentit të mbjelljes dhe ngritjes së rrushit e deri të dalja në treg. Ne nuk kemi problem për treg, pasi që e kemi fituar besimin e konsumatorëve, sepse kemi kualitet të lartë dhe cilësor”, thotë Mustafa. Ai tregon se deri më tani nuk ka përfituar asnjë mbështetje, qoftë nga Komuna e Rahovecit apo Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq, Astrit Duraku fermer nga Krusha e madhe e Komunës së Rahovecit tregon se ka sipërfaqe kultivuese prej 10 hektarëve. Ai merret me kultivimin e perimeve dhe të drithërave. “Po merrem me kultivimin e perimeve dhe të drithërave fitimi është më mirë se me vreshta. Me vreshta prodhimin e kanë të një hareshëm e te perimet është më ndryshe. Po ashtu edhe tek vreshtat duhet më shumë punë se sa te perimet”, thotë Duraku. Ai tregon se kultivon qepën, specat, trangujt dhe perime të tjera, derisa thotë se ka plane edhe për rritjen e sipërfaqeve kultivuese. “Kam plane m’i rritë sipërfaqet kultivuese nëse kemi përkrahje nga shteti, dhe po ashtu duhet që të na krijohen kushte që specat e prodhuar ti eksportojmë në vendet e tjera”, tha Astrit Duraku.
Ky fermer tregon se nuk kanë pasur përkrahje derisa thotë se janë në pritje të 300 euro për hektarë, të premtuara nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, viteve të fundit ka përkrahur vreshtarët dhe kultivuesit e perimeve përmes granteve investive dhe subvencioneve, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të punës për shumë fermer./FermaIme/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!