Ragmi Mustafi do të jetë kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit.
Këtë e bëri të ditur vetë Mustafi në një postim në Facebook, duke thënë se këtë të mërkurë ka pranuar nominimin për kryetar të Bujanocit për zgjedhjet lokale të 2 qershorit që do të mbahen në Serbi.
“Sot kam pranuar nominimin e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc për kryetar të komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e 2 qershorit! Karrierën time politike e kam filluar si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti”, ka shkruar Mustafi.
Ai më tej ka shtuar se është ndër privilegjet më të mëdha kandidimi i tij për kryetar të Bujanocit.
“Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e anëtarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT”, ka shkruar tutje Mustafi.
Mustafi ka theksuar se sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet.
“Jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhënjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc. Prandaj, sot po bëjmë thirrje për një mobilizim masiv dhe të përkushtuar. Të zgjasim dorën njeri – tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të përbashkuar të fitojmë.
Nga nesër, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, të punojmë e angazhohemi, sepse fitorja jonë nuk është vetëm detyrë, por është domosdoshmëri për vizionin e së nesërmes”, ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?