Raffaele Cutolo, “Profesori” një nga bosët më të frikshëm dhe më të fuqishëm të Napolit Camorra, që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij madhore në burg, u gjet i vdekur të mërkurën në moshën 79-vjeçare në një shtrat burgu, pasi kaloi 42 vitet e fundit të jetës së tij pas hekurave.
Burgosja e tij nuk e pengoi atë të kryente urdhrat për vrasje, forcimin e lidhjeve kriminale dhe nxitjen e një lufte që la disa qindra njerëz të vdekur në fillim të viteve 80-ta, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Cutolo, jeta e të cilit frymëzoi filma dhe këngë, shndërroi qelinë e tij të burgut në zyrën e tij kriminale, nga ku rekrutoi mijëra anëtarë në Camorra, të cilët njëherë të lirë, kryen vrasje me urdhër të tij.
“Për shkak të lidhjeve të tij të forta me politikanët, Cutolo ishte një pjesë e shtetit italian”, tha gazetari dhe autori i librit Gomorrah, Roberto Saviano.
“Ai ishte shumë i fuqishëm, më shumë se sa një kryeministër”, u shpreh Saviano.
I lindur në vitin 1941, Cutolo ishte 22 vjeç kur kreu vrasjen e tij të parë. Pas një sherri, ai vrau një të ri që iu kishte afruar motrës së tij.
Ai ishte dënuar me 24 vjet burg, ku ‘karriera’ e tij kriminale vazhdoi në formën e sulmit fizik ndaj të burgosurve të tjerë.
Në fillim ai sfidoi shefin e parë të pretenduar të Kamorrës, Antonio Spavone, në një duel. Cutolo i kërkoi të vinte i armatosur me një thikë të lehtë në oborrin e brendshëm të burgut Poggioreale, por Spavone nuk u paraqit. Ky refuzim i heshtur i dha Cutolos respektin për të burgosurit e tjerë dhe përforcoi kredencialet e tij kriminale.
Në burgun e Poggioreale në fund të viteve 70-ta, Cutolo themeloi Camorrën e Re të Organizuar (NCO) me qëllimin e ripërtëritjes së Camorrës së vjetër, rurale.
“Cutolo e ktheu Camorrën në një organizatë masive, duke nxitur të rinjtë në dhunë”, tha Isaia Sales, një eseist dhe profesor i historisë së mafies në Universitetin Suor Orsola Benincasa të Napolit.
“Shumë bosë kanë komanduar nga burgu, por ata ishin tashmë mafiozë kur hynin brenda. Cutolo hyri në burg si një kriminel i zakonshëm dhe prej andej themeloi një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë, vazhdoi ai.
Sipas departamentit të drejtësisë, deri në vitin 1980, NCDO mund të llogariste në rreth 10 mijë bashkëpunëtorë.
Në fillim të viteve të 80-ta, Cutolo filloi një luftë të brendshme në Camorra. Konflikti do të shkaktonte vdekjen e qindra bashkëpunëtorëve dhe të disa njerëzve të pafajshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania