Radoniqi: Deri në orën 11:00 votuan 6.13 për qind e qytetarëve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri në orën 11:00 kanë dal për të votuar 6.13 për qind e qytetarëve.
“KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupat në terren. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën në orën 11:00 në këto 18 komuna është 80 mijë e 659 votues apo 6.13 për qind nga 1 milion e 316 mijë e 672 votues”, ka thënë Radoniqi.
Ai po ashtu u pyet se si mund të votojnë personat që nuk dinë shkrim e lexim.
E, në përgjigjen e tij ai tha se këta persona nuk mund të kenë asistencë gjatë votimit duke u mbështetur në rregulloren e KQZ-së.
“Kam njohuri për Gjakovë, për Emshir nuk kam njohuri. Po sa i përket kësaj personat që nuk dinë shkrim lexim kanë të drejtë vote por jo me asistencë. Asistenca e tyre mund të shkoj deri të kutia e votimit, por jo me votu për ta. Sipas rregullave personat që kërkojnë asistencë nevojitet ndonjë dokumentacion mjekësor që nuk është i aftë të votojë”, tha ai duke paralajmëruar konferencën e radhës për në orën 15:30. /Telegrafi/


















































