LAJMI I FUNDIT:

Radiologu Krasniqi tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me COVID-19: Virus ka, pandemi ka dhe situata nuk është e mirë

Radiologu në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi tregon pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale.

Krasniqi më anë të një shkrimi në Facebook, thotë se virusi COVID-19 ekziston dhe se situata nuk është e mirë.

“Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diçka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e institucioneve relevante Shëndetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë virus ka, pandemi ka dhe situata nuk është e mirë”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se përgjegjësia e secilit nga ne është individuale.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. /Telegrafi/

Imazhet e mushkërive me pneumoni virale | Foto: Sylejman Krasniqi/Facebook

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori