LAJMI I FUNDIT:

Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad – sërish protesta masive kundër Vuçiqit

Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad – sërish protesta masive kundër Vuçiqit

Një numër i madh qytetarësh nga Beogradi dhe qytete të tjera u nisën në orët e paradites me vetura drejt Novi Sadit për të mbështetur studentët dhe kërkesat e tyre, gjë që ka ngadalësuar trafikun në disa pjesë të autostradës.

Para pikës së pagesës pranë Novi Sadit, automjetet kanë zënë kilometra të tërë autostrade, duke pritur në dy kolona për t’u afruar te stacioni i pagesës dhe për të hyrë në qytet.

Studentët nga Beogradi shkuan në këmbë në Novi Sad
Lexo po ashtu Studentët nga Beogradi shkuan në këmbë në Novi Sad

Sipas njoftimeve të Ndërmarrjes Publike „Putevi Srbije“, në pikën e pagesës Novi Sad Jug, rreth orës 13:00, pritja e mjeteve ishte rreth 20 minuta, shkruan N1.


Në Novi Sad, në orën 15:00 pritet të nisë protesta me bllokimin e të tre urave, për të shënuar tre muaj nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor dhe vdekja e 15 personave.

Në organizim të studentëve të Novi Sadit, të cilëve iu bashkuan edhe kolegë nga Beogradi që shkuan të premten në mbrëmje me këmbë ose me biçikleta, fillimisht do të bllokohen të tre urat për tre orë, ndërsa nga ora 18:00 bllokada do të vazhdojë në Urën e Lirisë, ku të dielën në orën 15:00 pritet të mbahet një mbledhje e hapur me qytetarët.

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Lexo po ashtu Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Ndryshe, pakënaqësitë u rritën ndaj udhëheqjes së shtetit serb nga presidenti Aleksandar Vuçiq pas tragjedisë në Novi Sad, kur u shemb një strehe e jashtme prej betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona ndërsa vetëm këtë javë mori përgjegjësinë kryeministri, Milosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje prej postit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori