Raradi në Zvicër ka kapur një rosë që fluturon me shpejtësi të tepërt dhe fotografi tregon se ajo është një shkelëse e shpeshtë, pra recidiviste, njoftuan sot autoritetet lokale.

Policia në qytetin Koniz, pranë Bernit, u habit kur, ndërsa shqyrtonin imazhet e radarit të një muaji më parë, zbuloi se midis shkelësve të zbuluar nga sistemi i kontrollit të shpejtësisë ishte një rosë e egër, njoftuan autoritetet komunale në faqen e tyre në Facebook.


Në një zonë trafiku me një shpejtësi të kufizuar prej 30 kilometrash në orë, një rosë e egër fluturoi me 52 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Gazeta Berner Zeitung kujtoi më pas se shtatë vjet më parë, në të njëjtën datë dhe në të njëjtin vend, një rosë e egër u filmua gjithashtu duke tejkaluar shpejtësinë, dhe autoritetet po pyesin veten nëse ishte një mashtrim, domethënë, a është fotografia e montuar?

Policia e hedh poshtë me vendosmëri këtë dyshim dhe pretendon se është e pamundur të manipulohen as fotografitë dhe as sistemi i radarit.

Instituti Federal Zviceran i Meteorologjisë kontrollon sistemin e radarit çdo vit dhe të gjitha fotot ruhen dhe vulosen, duke i bërë të pamundura manipulimin e tyre. /Telegrafi/