LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i zhdukur para mijëra vitesh, zbulohet shumë pranë Athinës (Foto)

Qyteti i zhdukur para mijëra vitesh, zbulohet shumë pranë Athinës (Foto)

Greqia është një vend që është eksploruar nga arkeologë të shumtë, mirëpo del se ka ende për të zbuluar.

E harruar nga bota moderne, nuk i dihet emri apo kush e ka ndërtuar, por dihet se në afërsi të kryeqytetit të sotëm grek ndodhet një vendbanim i lashtë, transmeton Telegrafi.

Mbetjet e qeramikës dhe monedhat e ndryshme, tregojnë se në këtë vend është jetuar 500 deri 300 vjet Para Erës Sonë, apo në Epokën e Perikliut kur Athina ishte në kulmin e saj. Në këtë qytet të vjetër besohet se është zhvilluar një jetë normale, në të njëjtën kohë kur po ndërtohej Panteoni i famshëm.


Pjesë të vendbanimit misterioz janë zbuluar edhe më parë, por arkeologët që nuk ua dinin vlerën i braktisën hulumtimet, duke i konsideruar si të dhëna të parëndësishme. Në përgjithësi, konsiderohej si fshat i vogël dhe i varfër nga trashëgimia, si dhe ishte në lartësi që gjithmonë mbulohej nga retë.

Madhësia e këtij vendi është shumë e padukshme, duke e bërë studimin shumë të vështirë, por arkeologët vendosën të studiojnë mbetjet në kodrën Strongilovouni. Me anë të radarit që depërtonte në terren, janë gjetur themelet e gjëra, si dhe muret e ndërtuara nga dheu.

Vendbanimi që besohet se është ndërtuar para 2,500 vitesh, ndodhet vetëm 300 metra larg Athinës, vendlindjes së demokracisë dhe civilizimit perëndimor. Brenda hapësirës që ka 40 hektarë ndodhen themelet e kullave, mure të larta dhe portat e qytetit.

“Gjetëm sheshin dhe sistem rrugësh, që na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një qytet mjaftë të madh”, ka thënë Robin Ronnlund, i doktoruar për arkeologji në Universitetin e Gotenburgut.

“Ato që konsideroheshin si mbetjet e pavlera në një kodër të harruar, po del të jenë themelet e një qytetit të rëndësishëm. Fakti që askush më parë nuk e ka hulumtuar këtë vend, është shumë misterioz”.

Ky qytet besohet se është braktisur 300 vjet Para Erës Sonë, për arsye ende të panjohura. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori