Një garë për të krijuar një mural të ish-gjeneralit të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte në Kosovë, është dënuar si pjesë e një “politikë shtetërore” të mohimit të mizorive dhe lavdërimit të autorëve.
Një konkurs për të krijuar një mural të Nebojsha Pavkoviqit, një ish-gjeneral i Ushtrisë Jugosllave që vuan dënimin me 22 vjet burg për krime lufte, është një “vazhdim” i politikës së shtetit serb për të mohuar krimet e luftës, tha të premten Jovana Kolariç nga Fondi për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd, e cila monitoron gjyqet për krimet e luftës.
“Ne nuk kemi më hapësirë për t’i parë gjërat si kjo si një incident individual dhe nuk kemi asgjë për t’u habitur. Është një politikë e gjatë e shtetit për të mohuar krimet e luftës dhe për të lavdëruar ata që janë përgjegjës për ato krime”, tha Kolariç për BIRN.
Instituti Kulturor i Cuprijës, një organ publik lokal në qytetin në Serbinë qendrore, e shpalli “konkursin për krijimin e një muraleje të gjeneralit Nebojsa Pavkoviq” më 10 dhjetor.
Pavkoviqi u lind në fshatin Senjski Rudnik, rreth 20 kilometra nga Cuprija.
Ai ishte komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave nga dhjetori 1998 deri në fillim të vitit 2000, gjatë luftës së Kosovës.
Dhomat e Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNY, në vitin 2014 lanë në fuqi vendimin e fajësisë që dënonte Pavkoviqin dhe tre zyrtarë të tjerë të profilit të lartë ushtarakë dhe civilë jugosllavë për krime lufte në Kosovë.
Përveç Pavkoviqit, u dënuan edhe ish-zv/kryeministri jugosllav Nikola Sainoviq, ish-gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazareviq dhe ish-gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiq.
Sipas vendimit të shkallës së parë të vitit 2009, “pati një fushatë e gjerë dhune e drejtuar kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës e kryer nga forcat nën kontrollin e autoriteteve jugosllave dhe serbe, gjatë së cilës pati incidente vrasjesh, sulmesh seksuale dhe shkatërrimi i qëllimshëm i xhamive”.
Instituti Kulturor i Cuprijës nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it të dërguara me email.
Teksti i konkursit thotë se “muralet, format e ndryshme të artit të rrugës dhe interpretimet e tjera artistike në hapësirën publike konsiderohen sot një pjesë integrale e imazhit kulturor bashkëkohor të një qyteti”.
Instituti tha se do të paguajë 330,000 dinarë (rreth 2,821 euro) për punën.
Kushtet e konkursit thonë se propozimet për murale “duhet të korrespondojnë me rëndësinë kombëtare, veprat dhe rëndësinë e gjeneralit Pavkoviq për historinë bashkëkohore kombëtare”.
Thirrja thotë gjithashtu se “muralja e ardhshme do të vendoset në afërsi të Sheshit të Përkujtimit të Viktimave të Agresionit të NATO-s” në qytet – duke përkujtuar njerëzit e vrarë në bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999. Aleanca ushtarake perëndimore nisi fushatën e sulmeve ajrore në një përpjekje për të ndalur krimet e luftës në Kosovë.
Teksti është “i turpshëm”, tha Kolariq, duke shtuar se “na del që imazhi i një qyteti, konkretisht Cuprija, duhet të përfaqësojë imazhin e një krimineli lufte”.
“Nebojsa Pavkoviq u dënua në bazë të përgjegjësisë penale individuale për dëbim, transferim të detyruar, vrasje dhe persekutim si krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës me 22 vjet burg dhe duhet të mbahet mend si i tillë”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë