Nga: Lou Reed
Përktheu: Fadil Bajraj
Kur je duke u rritur në një qytet të vogël
Ti thua se askush i famshëm nuk ka dalë nga këtu
Kur je duke u rritur në një qytet të vogël
Dhe je duke kaluar një krizë nervore
Dhe mendon se kurrë s’do të ikësh
Nga vetja ose nga vendi ku jeton
Nga ka ardhur Picasso
Nuk ka Michelangelo që vjen nga Pitsburgu
Nëse arti është maja e ajsbergut
Unë jam ajo pjesa që po fundoset teposhtë
Kur je duke u rritur në një qytet të vogël
Ke ten të keq të fytyrës, sy të keq – peder dhe trashalluk
Njerëzit të shikojnë çuditshëm
Ku je në një qytet të vogël
Babai im punonte në ndërtim
Nuk është diçka që më shkon për shtat
E çfarë më bie për shtat mua
Të ik nga këtu
E urrej të jem i çuditshëm në një vend të vogël
Nëse i zgurdullojnë sytë, le t’i zgurdullojnë sytë në Nju-Jork Siti
Në këtë pikturë me sy rozë albino
Deri ku mund të shkojë fantazia ime
Unë nuk jam Dali nga Pitsburgu
As thuthuqi i admirueshëm Capote
Heroi im – oh, a kujtoni se vërtet do të mund ta takoja
Do të kampoja para derës së shtëpisë së tij
Ka sall një gjë të mirë në lidhje me qytetin e vogël
Ka sall një dobi në qytetin e vogël
Ka sall një gjë të mirë në lidhje me qytetin e vogël
Ti e di që dëshiron të ikësh nga ai
Kur je duke u rritur në një qytet të vogël
Ti e di se do të çnjerëzohesh në një qytet të vogël
Ka sall një dobi në qytetin e vogël
Çoje në pidh të s’amës dhe mbathja nga ai vend
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë