Qyteti më me diell në Evropë? Kartagjena ju pret me fluturime të lira dhe shumë dritë

Nëse dielli është faktori juaj kryesor kur planifikoni pushimet tuaja, Kartagjena është destinacioni më i mirë në Evropë për ju
Nëse ju mungon dielli, Kartagjena është vendi ideal për të udhëtuar. Hulumtimi i platformës Holidu u përqendrua në qytetet më me shumë diell në kontinent, dhe tetë nga dhjetë më me diell janë në Spanjë.
Duke analizuar se cilat qytete ofrojnë më shumë orë me diell, Holidu krahasoi të dhënat nga World Weather Online dhe zbuloi se qyteti juglindor i Spanjës, Kartagjena, ka më shumë orë me diell në muaj.
Ky qytet port historik, i themeluar rreth vitit 220 para epokës së re, ka deri në 283 orë me diell çdo muaj.
Temperatura mesatare vjetore është 19.1 gradë Celsius, ndërsa në verë i kalon 30 gradë, transmeton Telegrafi.

Destinacioni është në hartën e fluturimeve me kosto të ulët, dhe Daily Mail shkruan se kostot nuk janë shumë të larta - çmimi mesatar i një birre në qytet është rreth 3 euro. Vitin e kaluar, Kartagjena u emërua një nga destinacionet më të mira të pushimeve në Spanjë, duke marrë parasysh cilësinë e plazheve, sigurinë, ushqimin dhe pijet, akomodimin dhe vlerën për paratë e përvojës së përgjithshme.
Spanja dominon gjithashtu pjesën tjetër të listës së destinacioneve që premtojnë shumë diell – Alicante është në vendin e dytë me 279.6 orë diell në muaj, e ndjekur nga Malaga (279.3 orë)…
Dy destinacionet e vetme jashtë Spanjës që u renditën në dhjetë vendet e para për numrin e orëve me diell janë Marseja, Francë (266.1 orë me diell në muaj) dhe Katania, Siçili (273.7), të cilat janë gjithashtu të arritshme me fluturime të lira. /Telegrafi/

















































