LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nga Podujeva nis iniciativën për ta paditur Serbinë në Strasburg, lidhur me helmimet e vitit 1990 (Video)

Qytetari nga Podujeva nis iniciativën për ta paditur Serbinë në Strasburg, lidhur me helmimet e vitit 1990 (Video)

Ishte 20 marsi i vitit 1990, kur në qytetin e Podujevës Serbia hodhi helme toksike në shkollat e këtij qyteti, nga të cilat u helmuan qindra nxënës dhe profesorë, por edhe qytetarë të tjerë.

Më 20 mars bëhen 29 vite që nga ajo kohë, kur nxënës dhe banorë të Podujevës pësuan nga ky sulm me helme toksike. Pavarësisht kësaj ende nuk është bërë asgjë që Serbia të jap llogari për atë që kishte bërë.

Lidhur me këtë, Nazmi Bajra nga Podujeva, i cili atë kohë kishte qenë njëri nga të helmuarit ka marrë një iniciativë që ta padisë Serbinë në Gjykatën e Strasburgut në Francë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se këtë iniciativë e ka nisur që nga vitit i kaluar.

“Unë këtë iniciativë e kam filluar me 24 maj 2018. Arsyeja që kam bërë këtë është se çështja e helmimi u harrua dhe nuk është marrë askush. Kur u helmova unë me 20 mars 1990 isha duke punuar në shkollë dhe kur më dërguan tek mjeku, ai më caktoi diagnozën neuro-toksike. Atë kohë bashkë me mua ka qenë të helmuar edhe profesori Idriz Gashi, pastaj Florije Podvorica. Po ashtu ka edhe të tjerë për të cilët kam mbledhur dokumente dhe kam kontaktuar me ta e më kanë thënë që edhe pse janë martuar nuk kanë fëmijë akoma si pasojë e helmimit”, është shprehur ai.


Nazmi Bajra nga Podujeva gjatë intervistës për Telegrafin

Bajra ka thënë se ka filluar që të mbledh materiale në mënyrë që ta përgatisë lëndën dhe pastaj të iniciojë edhe një peticion në nivel vendi.

“Unë do ta bëjë edhe një peticion për këtë. E kam plan që t’ia shtroj një kërkesë ndonjë institucioni që të na ndihmojë, sepse duhet ndihmë e madhe, ka shpenzime të mëdha, më duhet të dal edhe në teren sepse e kam dokumentin zyrtar nga policia që kam të drejtën të mbledh materiale. Duhet të udhëtoj nëpër të gjitha shkollat e Podujevës, dhe në qytete ku ka pasur helm, duhet të marr shënime. Po shpresoj që ndoshta do të na përkrahin. Unë do t’i informoj përmes mjeteve të informimit të gjithë ata që kanë qenë të helmuar, që të organizohen dhe së bashku t’i bëjmë veprimet tona për peticion, që ta dërgojmë në Qeveri dhe Parlament, në mënyrë që ata ta ngritin këtë çështje në dialog me Serbinë”, theksoi ai, duke shtuar se fletë-lëshimet nga spitali për ata persona që kanë qenë të helmuar mund t’i gjejnë në arkivin qendror në klinikën e syve.

“Ne do t’i kompletojmë të gjitha dokumentacionet. Të gjithë ata që kanë qenë të helmuar iu kërkoj që të shkojnë në klinikën e syve që t’i marrin fletë-lëshimet e spitalit kur kanë qenë të helmuar në atë kohë. Të gjitha dokumentacionet janë aty, pagesa është 5 euro për person. Ne i nënshkruajmë aty dhe ia bëjmë një padi në Gjykatën së Strasburgut. Mendoj që padia do të jetë në favor tonë. Të helmuar në atë kohë kanë qenë mbi 600 nxënës. Nuk është numër ky i saktë, sepse ka edhe të tjerë. Ne do të dalim në familje që t’i mbledhim të dhënat që të lajmërohen të tjerët. Numri i të helmuarve në Kosovë është 8,645 persona përfshirë nxënës, të mitur, studentë, profesor, qytetarë. Nga helmi janë 3 të vdekur zyrtarisht ndërsa jo zyrtarisht thuhet se janë 15 persona”, tregoi ai.

Bajra kishte kërkuar ndihmë edhe nga avokatët për t’i ndihmuar që ta përgatis lëndën, por nuk kishte marr përkrahje nga asnjë avokat.

“Kam vizituar 72 avokatë deri më tani për t’iu kërkuar ndihmë që ta përgatis lëndën. Por, asnjë prej tyre nuk ka pranuar ta marr këtë lëndë. Përgjigja është e njëjtë nga secili ku thonë se ne nuk mund të kemi qasje në këtë drejtim, pasi që sipas tyre kjo çështje është kompetencë e Qeverisë dhe se është çështje politike. I kam dërguar kërkesë edhe Avokatit të Popullit në vitin e kaluar dhe jam në pritje të përgjigjes së tyre. Po ashtu kam qenë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të takohem me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, por nuk kam pasur mundësi të takohem me të. Edhe asaj do t’ia dërgoj me shkrim”, ka thënë ai.

Pavarësisht që puna të cilën e ka nisur ai, kërkon shumë angazhim, ai ka thënë se nuk do të dorëzohet.

“Kjo është një punë tejet e rëndë, por nëse ne jemi unik edhe nëse jemi një grusht popull pavarësisht forcave tjera që janë kundër nesh, ne do të dalim fitues. Neve na nevojitet uniteti në çdo aspekt. Kam pritur që menjëherë pas përfundimit të luftës, institucionet do ta marrin përsipër këtë iniciativë sepse atyre iu takon, po ashtu kam menduar që në bisedime me Serbinë do të futet në agjendë edhe çështja e helmimeve, çështja e dhunimeve, krimet e luftës, dëmet e luftës, ku mbi 150 mijë shtëpi që janë djegur. Tani ne duhet marrim iniciativë, sepse gjaku mua nuk po më lë të fle natën, helmi s’po më lë. Pse unë u helmova në vendin e punës? Pse na u helmuan fëmijët tanë nëpër shkolla, dhe ky helm është përdorur në kohë paqe, jo në kohë lufte. Por edhe po të ishte kohë lufte me konventa ndërkombëtare nuk ka të drejt të përdor helm askush, është e ndaluar. Na i mbyllën shkollat, me çfarë të drejtë e bëri këtë, nuk doli askush që ta kundërshtoj këtë. Për këtë do ta paditi Serbinë”, ka thënë i mllefosur Bajra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori