Qytetari nga Maqedonia tregon tmerrin në Bejrut: Me fat që u vonova për të shëtitur në qytet

Katastrofa e ndodhur në Bejrut të Libanit me shpërthimin në fabrikën e armëve ka bërë botën të solidarizohet me banorët e këtij shteti, por edhe duke dërguar ndihma humanitare për të tejkaluar këtë problem sa më lehtë.
Në Bejrut sipas informatave jo-zyrtare jetojnë më pak se pesë persona nga Maqedonia. Dushko Ristovski është njëri nga këto njerëz që për arsye të ndryshme qëndrojnë në qytetin që “shpërtheu” nëpër titujt e mediumeve në mbarë botën, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ristovski ka folur për fakulteti.mk për tmerrin e përjetuar në momentet e shpërthimit famëkeq në Bejrut.
“Ishte ora 18:15 dhe isha duke u bërë gati për të dalë në qytet. Papritmas u dëgjua një zhurmë e madhe. U fshehëm së bashku me fëmijët pas derës së hyrjes, pasi e mendova si vend më të sigurtë, duke menduar se ndodhi tërmet. Në atë moment nuk mendova asgjë, vetëm i përqafova dhe pritja të ndalonte” tha mes tjerash maqedonasi Ristovski.
“Disa sekonda më vonë u dëgjua edhe një zë pesë herë më i fuqishëm, që i bëri të gjithë dritaret të plasnin dhe copat e qelqit të shpërndahen nëpër gjithë dhomën. Edhe pse dritaret ishin me mbrojtëse hekuri, nuk e penguan shkatërrimin e plotë. Nga kjo e kuptova se është diçka më e fuqishme se tërmet”
“Jashtë ishte kaos dhe gjithandej kishte rrëmujë. Nuk kishim valë në telefon e as internet për të komunikuar për ndihmë. Askush nuk e dinte se çka është duke ndodhur.” ka vazhduar Ristovski.
Ristovski thotë se nga banesa kishte planifikuar të dilte më herët dhe të shkonte në një vend shumë afër fabrikës që shpërtheu në Bejrut por diçka e vonoi në banesë dhe nuk ishte në afërsi të fabrikës në momentin e shpërthimit.
Përndryshe, nga kjo ngjarje në Bejrut kanë humbur jetën më shumë se 120 persona dhe janë lënduar mijëra të tjerë.
Ndryshe, autoritetet libaneze kanë nisur hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa kemikate të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin në Bejrut. Sipas Ristovskit, autoritetet vendore kanë dështuar me aksionin e shpëtimit dhe organizimin për të ndihmuar qytetarët e lënduar pas shpërthimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës