LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Në një kohë kur ndërtimi dhe urbanizimi po shkatërrojnë natyrën, një qytetar nga Kaçaniku po dëshmon se është e mundur të ndërtojmë shtëpi të qëndrueshme dhe të kursejmë natyrën duke ripërdorur materialet ndërtimore.

Kemajl Luzha në një intervistë të realizuar në Diana’Stories, tregon se përmes një qasjeje të veçantë ekologjike, ka rindërtuar shtëpinë e fëmijërisë së tij duke përdorur materialet e saj të vjetra, duke dëshmuar se çdo tullë, trajë apo tjegull mund të ketë një jetë të dytë.

Ky proces, përveç kursimit të resurseve natyrore, ka ruajtur edhe një pjesë të historisë dhe identitetit familjar, mbi të gjitha kostoja e saj ka qenë më e lirë, sipas Luzhës.


“Gjithçka nise nga fëmijëria, edhe kjo shtëpi është shtëpia e fëmijërisë… Në fakt, nuk është! Është zhvendosë nga vendi ku kam lindur, por prapë e kam fëmijërinë time me veti. Këto materiale kanë qenë kur babai im dhe axhallarët e mi, me shumë të tjerë – se në atë kohë ka punuar gjithë lagjja… Unë e ruaj atë kujtimin, nostalgjinë: se shumë njerëz kanë punuar për materialin e kësaj shtëpie. Prandaj vendosa që ta bart nga lagjja e vjetër e ta sjell këtu, që ta kem prapë shtëpinë ku kam lindur. Këto materiale kanë për mu vlerë shumë: se edhe kam dashtë t’i ruaj si gjëra të prindit, por edhe me ekonomizu”, thotë Luzha.

Projekte komunitare që promovojnë mbrojtjen e mjedisit përveç shtëpisë së tij, Kemajli është i angazhuar në projekte të shumta komunitare që synojnë përmirësimin e hapësirave publike në mënyrë të qëndrueshme.

Ai ka krijuar ulëse publike, koshë riciklimi dhe ndriçim rrugor, duke përdorur mbetje industriale dhe materiale të ricikluara.

Një nga nismat e tij më të veçanta është ndërtimi i koshave për menaxhim të mbetjeve të kanaçeve dhe mbetjeve të tjera- në hapësira publike dhe menaxhimi i mirëmbajtjes së tyre, ku ai i klasifikon për shitje tek kompanitë e reciklimit dhe ato para, prapë i investon në komunitet, në projekte të ndryshme.

“Me ato para mendoj të blej drita për ndriçim. Çdo kanaçe e ka vlerën e vet… Çdo kanaçe që mbledh, e mendoj: e gjeta një cent!… Përndryshe, do të ngulfatemi nga mbetjet”.

Rasti i Kemajl Luzhës është një shembull i qartë se ndryshimi fillon nga individi. Në një kohë kur mbeturinat ndërtimore dhe industriale po rriten me shpejtësi, ai na tregon se çdo material mund të ripërdoret dhe të shndërrohet në diçka të dobishme për komunitetin.

A mund të ndjekim edhe ne shembullin e tij? A është e mundur që gjithsecili prej nesh të kontribuojë në mbrojtjen e natyrës duke menduar ndryshe për mbeturinat?

Për të ndjekur të gjithë intervistën dhe për të mësuar më shumë rreth projekteve të aktivistit në fjalë, klikoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori