Në magjistralen Prishtinë-Pejë ka filluar asfaltimi i një pjesë të segmentit Kijevë-Dollc. Por, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania kanë qenë të pa-qasshme për të treguar se kur pritet të përfundojnë të gjitha punimet. Kurse qytetarët, të cilët shfrytëzojnë këtë rrugë, thonë se janë lodhur gjendja e saj

Qytetarët të lodhur me gjendjen e rrugës Kijevë-Dollc, mirëpresin nisjen e asfaltimit


“Qytetarë të nderuar, kërkojmë ndjesë për vonesat dhe pengesat në trafik! Ju faleminderit për mirëkuptim!”

Kjo pllakat është e shkruar në hyrje të segmentit Kijevë-Dollc në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë duke u kryer punime për rregullimin e rrugës.

E tashmë një pjesë e saj ka filluarView post të asfaltohet, por për qytetarët gjendja është bërë e lodhshme dhe sfiduese.

“Shumë shumë po na shkakton probleme, ndash me automjete, ndash me kohë, ndash me tona”.

“Po shihet pak ma mirë me kanë, na hala se kemi provu ata, hala jemi në qeto kushtet te kqija qeto kushte katastrofë”.

“Po vonu janë shumë, jo pak po shumë ngadal po shkon po kemi probleme me udhëtim e me,…, njerëzit poi kin po dojnë me udhëtu për Gjakovë e për Prishtinë, po shkojnë ka Prizreni ma shumë”.

Të dielën nuk u panë punëtorë në terren.

Televizoni ka provuar të kontaktoj Ministrinë e Infrastrukturës me kompaninë që po kryen punime, për të kuptuar rrjedhën e punimeve dhe kur pritet të përfundojnë ato. Mirëpo ato kanë qenë të pa-qasshme.

Asfaltimi i kësaj pjese të rrugës, siç mëson Dukagjini, është në kuadër të njërit llot, ndërsa në dy llote tjera janë duke u zhvilluar punime.

Kurse në llotin tjetër nuk kanë filluar akoma punimet shkaku që lënda gjendet në Organin Shqyrtues të Prokurimit./RTV Dukagjini/