LAJMI I FUNDIT:

​Qytetarët raportojnë se në Komunën e Drenasit mielli shtrenjtohet për 400 për qind

​Qytetarët raportojnë se në Komunën e Drenasit mielli shtrenjtohet për 400 për qind

Qytetarët po raportojnë rastet e abuzimeve me ngritjen e çmimeve të miellit.

Në Komunën e Drenasit qytetarët kanë raportuar se çmimi i miellit është shtrenjtuar për rreth 400 për qind.

“Sot rreth orës 09:40, inspektorët komunalë kanë marrë informacion nga Policia e Kosovës se një subjekt afarist në Drenas, ka tregtuar miellin me çmim abuziv, larg çmimit real krahasuar me atë të tregut. Këtë rast, e ka raportuar një qytetar i njohur për policinë i cili në kushtet anonimiteti deklaron se është furnizuar me miell, 400 për qind me shtrenjtë se çmimi i tregut të zakonshëm të 25 kg”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.


Sipas njoftimit, inspektorët së bashku me policinë kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Inspektorët, se bashku me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë inspektuar biznesin në fjalë. Pronari i biznesit fillimisht deklaron që nuk ka sasi të miellit në depo, mirëpo pas një kontrolle, në një furgon me targa KS, janë gjetur 575 kg. Rasti është nën hetim nga inspektorët dhe policia ku sipas dëshmive të ofruara do të zhvillohen procedurat ligjore. Ftojmë të gjithë qytetarët, që hasin në rastet e tilla, të raportojnë inspektorët komunalë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Policinë e Kosovës në numrin 0800 80 800”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori