LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët për rritjen e çmimeve në Maqedoni: Janë të papërballueshme, pagat janë të ulëta

Qytetarët për rritjen e çmimeve në Maqedoni: Janë të papërballueshme, pagat janë të ulëta

Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, produkteve bazë, si dhe çmimet e reja të derivateve të naftës, kanë shqetësuar tej mase qytetarët e vendit.

Qytetarët për TVM2 shprehen se rritja e çmimeve do të ndikojë shumë në xhepin e tyre, çmimet e larta nuk do të mund t’i përballojnë sepse rrogat janë të ulëta.

“Kjo do të jetë shumë keq edhe për mua por edhe për të gjithë”, u shpreh një qytetar.


“12 mijë denarë kam pension hiq nuk mund të marrim asgjë, por edhe këta tregtarët nuk kanë llogari. Shumë është ai 50% për neve”, theksoi një qytetar.

Tregtarët thonë se kjo do të ndikojë edhe tek ata sepse nëse ka rritje të çmimeve atëherë nuk do të ketë as shitje të produkteve.

“Në përgjithësi do të na dëmtojnë neve tregtarëve. Momentalisht edhe me këto çmime qe janë nuk ka shitje. Nëse rriten 50 për qind atëherë dobësohet shumë tregu”.

“Kjo rritja e çmimeve është shumë problem sepse popullata është me paga shumë të ulëta ndërsa produktet e çmimeve gjithë janë në rritje dhe për këtë arsye ka ndikim si tek popullata por edhe tek ne shitësit”, thanë tregtarët.

Rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend pati para dy muajve. Kriza ekonomike mori hov gjatë pandemisë, ku si pasojë e mbylljes dhe masave shtrënguese u shuan rreth 6,000 biznese ndërsa mijëra persona humbën vendet e tyre të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori