Nga 10,800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1,006 ishin nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në vend. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë me 928 të kthjyer, në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Kjo del në pah nga një përgjigje e Qeverisë gjermane ndaj Grupit Parlamentar “E Majta në Bundestag”. Gati një e katërta apo 2,626 e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719 persona, Maqedoni e Veriut janë 404 persona, Kosovë janë 300 persona, Bosnje e Hercegovinë janë 169 persona dhe në Mal të Zi janë 109.
Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur.
Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit me 234 persona dhe përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut më shumë se një të tretën apo 145 persona. Në Kosovë janë 62 persona, Serbi janë 227, Mali të Zi janë 44 dhe Bosnje e Hercegovinë janë 45.
Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19,600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët me 1,571, pas rumunëve me 1,573 persona. Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.
Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6,380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2,006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. Vendet e tjera janë Serbia me 1,228, Maqedonia e Veriut me 1,007, Kosova me 654 dhe Bosnja e Hercegovina me 508.
Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të COVID-19. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në periudhën e pandemisë. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air.
Ulla Jelpke, deputete e majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e Ligjit për Azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.
Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers nga IBIS Oldenburg, shkruan se ,gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajte me ligjet.
Ai kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri