Qytetarët e Komunës së Prishtinës janë duke u ankuar se po kanë probleme të shumta me mushkonjat.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë mundur të bëjnë dezinsektimin efikas gjatë muajit qershor për shkak të reshjeve të shiut, transmeton Telegrafi.


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani kanë filluar dezinsektimin e plotë të qytetit.

"Për shkak të reshjeve të shumta, gjatë muajit Qershor, e kemi pasur të pamundur të bëjmë dezinsektim efikas! Andaj, tani kemi filluar dezinsektimin e plotë të qytetit .Ju kërkojmë mirëkuptim këtë javë", është shprehur ai

Ndërkaq, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thonë se ka nisur faza e dytë e planit të dezinsektimit, që do të zgjasë gjashtë ditë. /Telegrafi/

347254565 227618513458373 4545113308414258650 n

347268058 227618456791712 4155597755252405239 n