LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket lehtësimit të masave të qarkullimit në Kosovë

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket lehtësimit të masave të qarkullimit në Kosovë

Coronavirusi mund ta kthejë përsëri heshtjen në sheshet e qyteteve të Kosovës.

Këtë paralajmërim e kanë bërë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në RTV Dukagjini.

Ndërsa qytetarët janë të ndarë në mendime sa i përket lehtësimit të masave nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Disa prej tyre thonë se lehtësimi i masave ishte vendim i qëlluar.

“Është vendim i mirë pasi nuk ka pasur nevojë të shtrëngohet masat aq shumë. Është mirë që qytetarët të ruhen”, shprehet qytetari Shemsi Muçiqi për RTV Dukagjinin.

“Jam vetë punëtore shëndetësore. Mendoj se lirimi i masave është vendim i mirë. Por kur shoh dikë me maskë dhe doreza mendoj se është duke vepruar mirë”, shprehet Feride Makolli, përcjell Telegrafi.

Po ka qytetarë tjerë që lehtësimin e masave e shohin si veprim të rrezikshëm.

“Vendim i duhur nuk është pasi populli nuk po i respekton si duhet masat. Maskat askush nuk po i përdorë, edhe dorezat po ashtu”, shprehet qytetari Sakip Hoti.

“Mendoj se do të ketë raste edhe më shumë. Masat nuk i respektuam sa duhet”, shprehet qytetarja Kimete Blakaj.

“Nuk është dashur të bëhen këto lehtësime. Është dashur edhe për një kohë të vazhdojnë masat paraprake”, thotë qytetari Lavdim Emini.

Fundjavën që lamë pas, në Kosovë pati një rritje të rasteve të reja me COVID-19 gjë që filloi të shkaktojë shqetësime të institucionet dhe vet qytetarët./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori