LAJMI I FUNDIT:

“Qytetarët janë zemra e shtetit” – Osmani ndan përvojat e takimeve me qytetarët dhe angazhimin e saj për zhvillimin e Kosovës

“Qytetarët janë zemra e shtetit” – Osmani ndan përvojat e takimeve me qytetarët dhe angazhimin e saj për zhvillimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pjesa më përmbushëse e angazhimit të saj gjatë vitit 2024 ka qenë takimet me qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se bashkëbisedimet me qytetarët, ku janë diskutuar sfidat dhe sukseset, janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim dhe angazhim edhe në vitin e ri.

“Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!” ka shkruar Osmani.


Ajo ka ndarë edhe një video ku shihen disa nga takimet e shumta që ka zhvilluar përgjatë vitit 2024, qoftë me qytetarët dhe personalitetet e tjera të shquara nga politika, arti dhe kultura.

Presidentja theksoi se angazhimi i saj do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të kushteve për qytetarët e Kosovës dhe ndihmën për zhvillimin e vendit.

“Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin tonë përpara. Qytetarët janë zemra e këtij shtetit, përfshirë edhe mërgatën tonë”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori