Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të tjerë e disa deputetë e kanë shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një organizim të drejtuar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Festojmë me ju” ka qenë moto e këtij organizimi i cili i është dedikuar ish krerëve të UÇK-së, të cilët po përballën me akuza në Gjykatën Speciale.


“Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje përjetësisht për shpallësit e pavarësisë së Kosovës. Nderojmë dhe festojmë me ata që çliruan, ndërtuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur e të lirë”, ka thënë Limaj.

“Tani është koha të flisni, t’u kujtoni atyre që mohojnë historinë, kush janë ata që shpallën shtetin e Kosovës”, ka shtuar ai. /KP/

331236213 493251103014700 4242853920903867065 n 1

331225152 573499021153173 6601772823292882024 n 1

331515637 878185569900028 6013521017573105005 n 1