Qytetarët e Maqedonisë ankohen për mungesën e barnave me recetë (Video)
Ankesa të shumta të qytetarëve mbi mungesën e ilaçeve nëpër barnatoret e vendit. Barëra ka, por ato nuk janë të disponueshme për qytetarët që të merren me recetë. Të njëjtat, qytetarët mund t’i marrin vetëm deri në datën 15, ndërkaq pas kësaj date, qytetarët mund të pranojnë terapitë e tyre vetëm nëse i paguajnë.
“Duhet të ketë gjithmonë, nuk e di çka është puna a manipulojnë apo jo. Duhet të bëhet diçka, nuk e di a vetë barnatoret e bëjnë këtë gjë që të përfitojnë, që edhe nëse kanë sasi më shumë të na i paguajmë me një çmim që kanë llogari”.
“Vetëm nga data 1 deri me datën 10 nëse mbërrin t’i marrësh i merr, nëse jo nuk ka pastaj. 2:48 Duhet rregullisht të kemi, mos të endemi nëpër barnatore duke kërkuar, herë te njëra herë te tjetra. Pse kjo të mos jetë në listën pozitive?! Kjo është ilaç për zemrën dhe për shtypjen e gjakut është e kombinuar, rregullisht i përdori dhe rregullisht i paguaj me recetë”.
“Pas datës 15 nuk gjejmë, por deri me 15 i marrim me recetë ilaçet. 4:25 Marr ilaçe për dijabetin si dhe për shtypjen e gjakut Enap, i gjej këto me recetë por deri me datën 15”.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë të funksionojë modeli i ri i kuotave të barnatoreve të vendit. Kjo do të thotë të zgjidhet problemi me mungesën e ilaçeve nëpër barnatore.
“Tanimë ka një model i cili duhej të ishte implementuar deri më tash, megjithatë u prolongua për një kohë për shkakun se mendohej që të funksiononte absolutisht në të gjitha barnatoret dhe jo vetëm te disa. Me të vërtetë në disa zona ka koncentrim të madh të barnatoreve ndërkaq në disa vende më të largëta një barnatore përfshin territor të madh. U gjet një model i cili së shpejti do të implementohet, diku nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe mendoj se përfaqësuesit e Fondit Shëndetësor do të dalin dhe do t’i tregojnë të gjitha ndryshimet që do të bëhen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Muaj më parë drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor nuk përjashtoi mundësinë që barnatoret të bëjnë keqpërdorime me barërat ndërsa shtoi se mënyra e vetme për të ndaluar keqpërdorimet e eventuale është sistemi elektronik i integruar përmes kyçjes së të gjitha institucioneve shëndetësore, i cili është paraparë të zbatohet brenda 2-3 vitesh./Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=Y64IZ10jQB0
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova