Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur shqetësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës. Sipas tyre, ngritja prej 15.4 për qind nga 1 prilli nuk do të jetë e përballueshme.
Qytetarët thonë se janë lodhur me ngritjen e vazhdueshme të energjisë elektrike dhe të produkteve të tjera bazike.
Qytetari Selver Lenjani thekson se do të ankohet dhe nuk do të le “gurë” pa lëvizur tek të gjitha institucionet për shtrenjtimin e çmimeve që po rritën vazhdimisht. Ai tutje theksoi se jetesa e përditshme po u vështirësohet vazhdimisht.
“Është një shtrenjtim marramendës që as Qeveria Kurti nuk e ka kuptuar hallet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë me një varfëri të skajshme dhe i kanë marrë të gjitha afër vetës me vendime të prera që të shtrenjtoi rrymën, e gjërat ushqimore të cilat janë bazike. Ky popull është i lodhur dhe i ngarkuar nga obligimet shtetërore. Energjia elektrike, gjërat ushqimore, vazhdimisht janë rritur dhe po krahasohen me vendet e rajonit, ato që e kanë të zhvilluar ekonomin, industrinë, kurse ne s’kemi as ekonomi as industri, ne që jetojmë nga doganat, nga ndihmat shumë sociale. Me të gjitha pagat që i kanë rritë, janë mashtruar qytetarët, që nuk po munden as ekzistencën minimale ta sigurojnë nga kjo Qeveri Kurti, çka të presim më shumë prej saj”, tha Lenjani.
Asllan Zeqiri thotë se këto çmime janë mjaft të larta dhe se shteti nuk i ka falur asnjëherë asnjë pagesë.
“Të gjitha çmimet janë të larta, tani edhe rryma që shtrenjtohet edhe çmimet e tjera do të rriten. Unë jam pensionit dhe duhet të shkojmë të pyesim këta qeveritarët se a po munden të i përballojnë shtrenjëtimet, që munden të marrin sa të dëshirojnë para, e jo neve që na duhet të përgjysmojmë të gjitha gjërat e tjera.. unë edhe pse asnjëherë nuk kam harxhuar më shumë se 800kWh, shteti asnjëherë nuk më ka falur asnjë pagesë”, potencoi Zeqiri.
Edhe Shaban Osmani ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është i pa përballueshëm për të.
“Nuk është e përballueshme çfarë janë duke bere këta nuk e di, vetëm shiko neper firma çfarë janë duke bërë i kanë rrotulluar punëtorët, i kanë ‘mbytur’ s’ka çfarë të bëjnë prej korrupsioni vetëm rrotullo punëtor. Me 300 euro pagë si mundesh ta përballon, ku është familja, shkollimi e të tjerat, një person punon duhet ta mbaj të tërë familjen. Prej që jam duke paguar rrymë asnjëherë nuk më kanë falur, ju kanë falur atyre që nuk duhet komuniteteve dhe serbeve, kurse neve jo”, tha Osmani.
E qytetari Hashmet Baxhaku ndryshe nga qytetarët të tjerë nuk e ndau mendimin e njëjtë me këtë çështje, ai shtoi se energjia elektrike nuk është e shtrenjtë dhe është mjaft e përballueshme.
“Kam frigorifer, dy bojlerë, lavatriqe, dy shporet elektrik, enëlarëse, dy termos të cilat i shfrytëzoj gjatë kohës së dimrit dhe ku mund të jetë energjia elektrike e shtrenjtë. Edhe pse unë kam pensionin prej 100 euro, prapë nuk është rryma e shtrenjtë, kur ke drita, nxehtësi, pra sërish e shtrenjtë kjo energji”, thekoi Baxhaku.
Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi me 1 prill dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar për konsumatorët që konsumojnë energji elektrike mbi 800kWh. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të tretë në Kosovë, thirrja vazhdon të jetë e hapur

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa