LAJMI I FUNDIT:

Qytetarë të Kosovës e pjesëtarë të KFOR-it kujtojnë ditën e çlirimit

Qytetarë të Kosovës e pjesëtarë të KFOR-it kujtojnë ditën e çlirimit

Dita e çlirimit shënoi kthesën më të madhe historike të vendit, por pavarësisht kësaj qytetarët nuk janë të kënaqur me progresin e arritur pasi pritjet për zhvillimin e vendit ishin shumë më të mëdha.

Para 21 viteve trupat e NATO-s u futën në Kosovë duke i dhënë fund okupimit serb.


Qytetarët e kujtojnë me entuziazëm këtë moment historik, por thonë se nuk janë të kënaqur me përparimin e arritur.

“Jemi gëzuar shumë dhe shyqyr Zotit që erdhi ajo ditë. Por qysh e kemi imagjinuar dhe pritur të ardhmen, nuk përputhet aspak”, shprehet një qytetar i Prishtinës për RTV Dukagjinin.

“21 vjet kaluan shumë shpejt. E kujtojë atë ditë sikurse të ishte dje. Kosova është e lirë sot, por nuk ka liri të plotë. Vringëllimet e serbëve ende sillen rreth Kosovës por ne e kemi mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e kemi një lloj lirie 75%”, shprehet qytetari tjetër, Franklin Sedaj.

Gjeneral Kadri Kastrati thotë se pavarësisht se Kosova ka arritur progres, situate nuk është në gjendjen e dëshiruar.

“Nëse e krahasojmë gjendjen me vitin 1999 Kosova ka bërë progres jashtëzakonisht të madh, por sigurisht se kemi mundur të bëjmë më mirë nëse do të punonim më mirë. Kosova sigurisht se nuk do të ishte Zvicër por do të ishte një vend ku të rinjtë kanë vende për të punuar”, tha Kastrati, përcjell Telegrafi.

I lumtur që ka qenë pjesë e misionit për çlirimin e Kosovës shprehet edhe zëdhënësi I KFOR-it Mario Reina.

“Mbaj mend që isha kapiten i ri në atë kohë me brigadën italiane me bazë në Pejë. Kur u ktheva në Pejë vitin e kaluar pothuajse nuk e njoha vendin pasi kishte përparuar shumë. Jam shumë i lumtur pasi këto 21 vjet të NATO-s në Kosovë kanë qenë të dobishme dhe frytdhënëse. Misioni nuk ka ndryshuar dhe qëllimi është i njëjtë”.

Kujtojmë se me 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë u futen rreth 50,000 trupa të NATO-s nga 39 kombe të ndryshme të botës të cilat ua rikthyen shpresën qytetarëve të Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori