LAJMI I FUNDIT:

Quni: Vjosa Osmani më dha fjalën se mbetet në LDK

Quni: Vjosa Osmani më dha fjalën se mbetet në LDK

Anton Çuni e përkrah pa rezervë vendosmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qeverinë e re ta bëjë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e Nismën Socialdemokrate.

Madje, Quni është i gatshëm ta rimarrë postim e ministrit të mbrojtjes që e ka aktualisht, nëse i besohet edhe më tej.


“Nëse më besohet prapë kjo përgjegjësi, unë jam i gatshëm ta marrë prapë këtë post”.

Kurse sa i përket mospajtimeve që ka pasur me Vjosa Osmanin, Quni ka pohuar se ajo ia ka dhënë fjalën se nuk do të dalë nga LDK.

“Ma ka dhënë fjalën se në asnjë rast, në asnjë situatë nuk e sheh vetën jashtë LDK-së”, ka thënë Quni.