LAJMI I FUNDIT:

Quni dhe ambasadori Minxhozi flasin për zhvillimet në FSK

Quni dhe ambasadori Minxhozi flasin për zhvillimet në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni takoi sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërsa biseduan për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ambasadori Minxhozi uroi ministrin Quni dhe përcolli urimet nga ana e homologes së tij, ministres Xhaçka.


Duke vlerësuar lartë personalitetin dhe profilin ushtarak të ministrit Quni, ai shprehu besimin e plotë në suksesin e ministrisë dhe forcës në proceset në të cilat po kalon, thuhet në njoftim.

Ambasadori Minxhozi shprehu konsideratën e lartë për nivelin e deritashëm të bashkëpunimit bilateral, duke shprehur gatishmërinë e plotë dhe ofruar të gjitha kapacitetet shtetërore të Shqipërisë.

Si vend anëtar i NATO-s, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe afirmimin e Kosovës për aderim në mekanizmat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ministri Quni shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Republikës së Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Ai, ndër tjera, foli edhe kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarake të FSK-së përmes trajnimeve dhe shkollimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptar në kuadër të ekipit këshillëdhënës të NATO-s.

Ministri Quni theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori