“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgëzohen për gatishmërinë e tyre për t’ua siguruar votuesve me të drejtë vote mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në një komunikatë të përbashkët për media.

“Ne i jemi mirënjohës OSBE-së për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këtë detyrë sfiduese në afat të shkurtër dhe ia ofrojmë mbështetjen tonë të plotë ekipit të misionit të OSBE-së në Kosovë”.


“Ftojmë të gjithë qytetarët që të ndihmojnë për të mbajtur një ambient të qetë dhe paqësor ashtu që OSBE-ja të mund të kryejë punën e saj në kushte të qeta dhe të sigurta”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/