Frontmeni i ri i bendit, Paul Rodgers, ka bërë të ditur këtë lajm. Singli i dedikohet tërësisht Ditës ndërkombëtare kundër AIDS-it, dhe ai do të mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti, ka publikuar Mirror.

"Shpresojmë që me këtë singël pa pagesë do t’i ndihmojmë Nelson Mandelas në fushatën e cila bart porosinë që, askush nuk është i sigurt kur bëhet fjalë për SIDA-n. Duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të mbrojmë veten dhe ata që duam. Kënga bart porosinë personale të Nelson Mandelas që përkujdesja është në duart tona", ka thënë Roger Taylor.

Grupi Queen materialin e tyre të fundit muzikor e ka incizuar në maj të vitit 1997. Taylor dhe batisti John Deacon kishin vendosur që sërish të formojnë grupin për të incizuar këngën No-One But You, e cila është lansuar në vitin 1998, në kujtim të ish-frontmenit të ndjerë, Freddie Mercury.