Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia në ato RKS, ka nisur të zbatohet në mesnatën ndërmjet të hënës dhe të martës.
Derisa janë dhënë qortimet e para nga Policia, disa qytetarë serbë janë shprehur këmbëngulës se nuk do t’i riregjistrojnë veturat e tyre, pavarësisht pasojave.
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin theksoi se nëse nuk arrihet një zgjidhje politike deri në fazën kur fillon shqiptimi i gjobave dhe konfiskimi i targave, atëherë serbët në tavolinën e bisedimeve do të kërkojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat mund të krijojë tensione në veri të vendit, e kjo i konvenon vetëm palës serbe sepse çdo përshkallëzim në dhunë do ta argumentojë se Qeveria e Kosovës nuk ka dëshirë dhe aftësi që t’i trajtojë serbët e Kosovës barabartë me qytetarët e tjerë”, deklaroi Arifi.
“Në këtë mënyrë, nëse dhuna eskalon në veri kur nis shqiptimi i gjobave dhe konfiskimi i targave, atëherë nëse nuk arrihet një zgjidhje politike serbët për veriun në tavolinë do të kërkojnë jo më Asociacion por Asociacion me kompetenca ekzekutive që i bie njëlloj autonomie politike brenda territorit të Kosovës. Prandaj, duhet pasur kujdes me vendime të tilla pasi në fund mund të dalim humbës, pavarësisht se ligjërisht kemi të drejtë”.
Ndaj, sipas tij, vendimi për zbatimin e reciprocitetit për targa është dashur të shtyhet nga ana e ekzekutivit kosovar, pasi siç tha, edhe partnerët ndërkombëtarë e kanë kërkuar këtë në mënyrë eksplicite, për t’i dhënë një shans dialogut me Serbinë që mund të kishte edhe elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.
“Kur partnerët ndërkombëtarë kanë indikacione që një vendim i tillë mund të prodhojë dhunë, atëherë duhet pasur kujdes dhe duhet analizuar të gjitha elementet nga shumë dimensione se një vendim i Qeverisë çka mund të prodhojë”.
“Qeveria e Kosovës nuk do të ishte turpëruar po ta shtynte zbatimin e këtij vendimi, pavarësisht se e drejta ligjore është në anën tonë, por duhet parë interesat politike të vendit tonë dhe të aleatëve tanë”, përfundoi Arifi.
Ndërsa, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për Telegrafin tha se vendimi për targat mund të zbatohet vetëm në hyrje të pikave kufitare, por në brendësi të territorit, pra në katër komunat veriore do të jetë problematike.

Kjo pasi siç tha, “zyrtarët policorë në veri të vendit që kanë ‘prejardhjen’ prej strukturave paralel nuk do ta zbatojnë atë dhe kjo do të prodhojë situata të palakueshme”.
“Nga data 21 nëntor do të analizohet se a ka prodhuar ndonjë situatë produktive veprimi i qortimit nëse nuk fillon periudha e ndërrimit atëherë edhe dënimet që pasojnë pas kësaj periudhe do të përfundojnë në një tavolinë të bisedimeve në Bruksel dhe kjo e ul legjitimitetin dhe kredibilitetin e institucionit të sigurisë”, përfundoi Shala.
Zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat do të bëhet në katër faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.
Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.
Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me të rejat rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se përkundër kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave për 10 muaj, të premten Prishtina vendosi ta zbatojë atë vendim në katër faza.
Ndërsa, Lista Serbe ka paralajmëruar se “serbët nga veriu i Kosovës do t’i japin përgjigje dhe rezistencë të ashpër shqiptimit të parë të gjobës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës