LAJMI I FUNDIT:

Qorolli: KQZ do të vendosë me vota nëse do të lejohen të garojnë në zgjedhje Kurti e të tjerët

Qorolli: KQZ do të vendosë me vota nëse do të lejohen të garojnë në zgjedhje Kurti e të tjerët

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se KQZ nuk ka vendosur për mos certifikimin e disa kandidatëve në zgjedhje, por sipas tij Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është përgjigjur nevojave të KQZ-së.

Qorolli në “Debat Plus” thotë se KQZ si institucion i përbërë nga të gjitha partitë politike do të vendosë në mënyrë kolegjiale nëse do t’i certifikojë apo jo këta kandidatë në zgjedhje.

“KQZ si organ kolegjial do të vendos me vota. Një votë më tepër ndikon në këtë vendim”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Profesori i të  Drejtës Ndërkombëtare thotë se nëse KQZ iu ndalon kandidimin këtyre kandidatëve ata mund të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

Qorrolli thotë se është shkelje e të drejtave të njeriut nëse një personi nuk lejohet të kandidojë në zgjedhje për shkak se ai ka mundur të bëjë ndonjë aksident në trafik.

“Gjykatësi mund ta penalizojë këtë person të garojë në zgjedhje duke gjetur ndonjë arsyetim për këtë aksident”, tha ndër të tjera Vigan Qorrolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori