LAJMI I FUNDIT:

Qofte gjeldeti në petë – kënaqësi ultimative

Qofte gjeldeti në petë – kënaqësi ultimative

Jeni në shtëpi me familjen dhe duket si një ditë e çuditshme ku dëshironi të angazhoheni? Atëherë specialiteti i përgatitur nga Jehona ju vë të gjithëve në funksion. 

Qofte me gjel deti

Përbërësit:

500 gr filetë gjeldeti nga Perutnina Ptuj
1 vezë Rea’s
½ gotë bukë e thermuar (prezlla)
1 qepë e grirë
2 thelpinj hudhra të grira
Kumin
Majdanoz
Kripë dhe Piper të Zi
1 lugë vaj ulliri Levante

Përgatitja: 

Filetën e gjeldetit e bluani në blinder dhe i shtoni të gjithë përbërësit e lartcekur. Përzini mirë të gjitha bashkë – lërini të pushojë minimumi gjysmë ore ose më shumë e vendosur në frigorifer. 

Nxjereni nga frigoriferi gjysmë ore para se t’i piqni. 

Piqni në skarë ose gëroni në tigan, nga 4-5 minuta në dy anët. 

Më pas shërbeni në petë bashkë me sallatë të freskët dhe salcë tzatziki.

Artikull i sponzorizuar