Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po insistojnë se janë vetëm dy pacientë, vdekja e të cilëve po cilësohet si e dyshimtë. Ndërkohë që prokuroria e shtetit zyrtarisht ka njoftuar se lidhur me këtë rast po i heton tri raste. Edhe Mjekësia Ligjore u ka bërë analizën e obduksionit tre personave, që kanë qenë pacientë në QKUK e që tashmë kanë vdekur.
Nga 17 operacione të zhvilluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më datën 7 shtator tre pacientë kanë vdekur.. Njëri në sallën e operacionit ndërsa dy të tjerët më pas. Organet e hetuesisë vendore tashmë kanë nisur hetimin për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vdekjen e këtyre tre pacientëve.
Hetimet e para si shkaktar gjejnë gazin medicinal Oksidull (N20), me të cilin QKUK është furnizuar nga kompania “Bubeari Komerc”.
Por, pavarësisht se Prokuroria e Shtetit zyrtarisht ka deklaruar se janë tri raste që po hetohen tash e një javë, QKU’ja vazhdon të insistojë se janë vetëm dy pacientë të cilët kanë vdekur në rrethana ende të pasqaruara më datën 7, në këtë institucion.
“Nga 17 operacione, 1 pacient ka vdekur në sallë, 1 më vonë, 6 tjerë me simptoma e komplikime pas operacionit. Rastet tjera kanë shkuar mirë . Për dy raste të dyshimta po merret prokuroria e shtetit, është bërë autopsia, shpresojmë të kemi rezultatet finale”, thuhet në përgjigjen që zyrtarë nga QKU-ja i kanë dhënë Gazetës Express.
Edhe nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorisë, të premten që shkoi u është bërë analiza tre personave, pacientë në QKUK të cilët kanë ndërruar jetë më datë 7 shtator. Analizat për të njëjtit ende nuk kanë dalë dhe sipas drejtorit të këtij instituti, duhet kohë, deri tek rezultati final.
“Analizat ende nuk janë dërguar jashtë vendit. Marrin kohë për t’u ditur rezultatet”, ka thënë Arsim Gerxhaliu.
E në anën tjetër edhe prokuroria e shtetit, po deklaron se janë duke i hetuar tri vdekje të dyshimta për të cilat edhe ka dhënë urdhër që të zhvarrosen.
“Në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të ndriçimit të rastit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë zhvarrimin e tri kufomave, vdekja e të cilëve është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pastaj ta bëjë autopsinë ku do të konstatohet shkaku i vdekjes se tyre”, kanë bërë të ditur ditë më parë zyrtarë të prokurorisë në Prishtinë.
Mirëpo pavarësisht se dyshimet fillestare për shkaktarin e këtyre vdekjeve bien mbi këtë gaz medicinal Oksidull (N20), QKUK thotë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.
“Sipas të gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar të sigurt, as ne, as prokuroria, as mjekësia ligjore, për momentin janë vdekje të dyshimta. Nuk shihet se ka neglizhencë, janë pretendime nga akterë të ndryshëm që mund të ngrisin çështje. Është shikuar nga aspekti i aparaturave që bënë përzierjen e gazit, aparatura nuk lejon të gabohet, por edhe nëse gabohet, ose tekniku lëshon sasi të madhe osksidulli, sistemi i valvulave nuk lejon me futë sasi të gazrave më shumë, aparatura është e tillë, pra nuk mund të quhet neglizhencë”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni shëndetësor.
Por ajo çka deri më tani dihet nga ana e organeve të hetuesisë është se dyshimet e para kanë të bëjnë me gazin medicinal Oksidull (N20), i prodhuar pa licencë në Kosovë. Për këtë çështje, ditë më parë është intervistuar pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, i cili dyshohet se e ka prodhuar këtë gaz, shkruan Gazeta Express.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova