LAJMI I FUNDIT:

​QKSS: Presioni i Serbisë ndaj serbëve në Kosovë solli regres në përfaqësimin e tyre në FSK

​QKSS: Presioni i Serbisë ndaj serbëve në Kosovë solli regres në përfaqësimin e tyre në FSK

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin hulumtues “Sfidat dhe praktikat e gjithëpërfshirjes në sektorin e sigurisë në Kosovë”, ndërsa thuhet se njëra ndër sfidat kryesore në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë është presioni i Serbisë ndaj komunitetit serb në Kosovë në dy vitet e fundit.

Në raport thuhet se ky presion ka dhënë pasoja negative sidomos në FSK, ku një numër i madh i pjesëtarëve serbë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion, duke rezultuar në regres të madh në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë.

“Ndërsa niveli i përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në PK dhe FSK është i kënaqshëm dhe reflekton përbërjen etnike të Kosovës, përfaqësimi në grada më të larta, pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i grave nga komunitetet jo-shumicë lë për të dëshiruar.  Pavarësisht arritjeve në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë në PK dhe FSK, qëndrueshmëria e përfshirjes së komuniteteve jo-shumicë, përkatësisht komunitetit serb, sfidohet vazhdimisht nga konotacioni politik që i është dhënë procesit të gjithëpërfshirjes, përkatësisht në FSK. Duke pasur parasysh këtë, raporti konkludon se problemet kryesore në këtë aspekt janë të lidhura me zhvillime jashtë kompetencave të institucioneve përkatëse, andaj, adresimi i këtyre sfidave kërkon një bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional”.


Njëra ndër sfidat kryesore në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë është presioni i Serbisë ndaj komunitetit serb në Kosovë në dy vitet e fundit. Ky presion ka dhënë rezultate negative sidomos në FSK, ku një numër i madh i pjesëtarëve serbë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion, duke rezultuar në regres të madh në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë.

Raporti gjithashtu thekson se drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë-Veri është sfiduar kur bëhet fjalë për integritetin e policëve të saj dhe qeverisjen e mirë në përgjithësi.

Ndryshe, raporti analizon disa raste që dëshmojnë se ekzistojnë dyshime për akuza serioze se si zyrtarët e policisë në veriun e Kosovës dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe sjellje të pahijshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori