LAJMI I FUNDIT:

QKMF-ja te posta në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues

QKMF-ja te posta në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare numër 5 te posta në Komunën e Prishtinës, është bërë me tunel dezinfektues.

Dhurimi i këtij tuneli i cili është donacion nga organizata Humanity First dhe Shoqata AMJ, është bërë dje pasdite.


“Gjatë përurimit të morën pjesë zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, dr. Bujar Gashi, U.D. Zëvendës Drejtor i QKMF Dr. Spec. Rrezart Halili, përfaqësuesi i Humanity First dhe vullnetarë nga kjo organizatë.

Gashi në emër të drejtorisë që drejton dhe në emër të Komunës së Prishtinës falënderoi donatorin Humanity First për këtë dhurim të nevojshëm. Ndërsa Dr. Spec. Rrezart Halili në emër të QKMF-së falënderoi dhe shprehu mirënjohje për donacionin.

Humanity First dhe Shoqata AMJ me moton e tyre “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, gjithashtu falënderojnë për këtë bashkëpunim institucional Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës që i dha mundësinë për t’i dalë në ndihmë kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare. Sipas organizatës, nga ky donacion do të përfitojnë me qindra qytetarë që e vizitojnë këtë Qendër për nevojat e tyre”, thuhet në njoftim.

Tuneli dezinfektues përmban senzorë që aktivizohen në parahyrje të tij, dhe ndalet kur personi të kalojë tunelin. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori